5da7192e-aecf-45a3-9d0a-ccd6d775da54
116 kilogramë marijuanë janë kapur në dy operacione të zhvilluara në Gjirokastër. Në operacionin e parë u arrestua në flagrancë Ilir Jemini, 46 vjeç, banues në Gjirokastër. Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Ilir Jemini, në lagjen Zinxhira, Gjirokastër, ku si rezultat i kontrollit u gjet një qese plastike me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë rreth 6 kg.

Në operacionin e dytë u shpall në kërkim E.J, pasi në afërsi të banesës së tij, në lagjen Zinxhira, Gjirokastër, u gjetën 12 thasë me lëndë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 110 kg. Një ditë më parë në Mamaliaj u kapën 1.7 ton marijuanë. 8b434a97-afd4-4975-a018-1186a0cdaad4