droga
Policia e Gjirokastrës ka zhvilluar një operacion antikanabis në Memaliaj, duke sekuestruar 1772 kg drogë dhe duke arrestuar 4 shtetas, ndërsa shpalli në kërkim 3 të tjerë.

Më poshtë njoftimi i plotë i policisë.

Goditen 6 raste të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” në Memaliaj.

Si rezultat i operacioneve të zhvilluara u sekuestruan 1772 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Arrestohen 4 shtetas si dhe shpallen në kërkim 3 shtetas të tjerë.

Sekuestrohet një armë zjarri.

U arrestuan në flagrancë shtetasit :

Besim Zika, 46 vjeç, banues në fshatin Bylysh, Memaliaj.

Pëllumb Rona, 55 vjeç, banues në fshatin Bylysh, Memaliaj.

Festim Rona, 65 vjeç, banues në fshatin Bylysh, Memaliaj.

Çoban Kalemi, 52 vjeç, banues në fshatin Maricaj, Memaliaj.

U shpall në kërkim shtetasi G.G.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit Pëllumb Rona, u gjet një sasi prej 65 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e paketuar në thasë plastik.

Shtetasit Besim Zika, iu gjet rreth 17 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Në banesën e shtetasit Çoban Kalemi, u gjetën 19 thasë me lëndë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 160 kg, si dhe një armë zjarri automatik, model 56 me 14 fishekë.

Si dhe në banesën e shtetasit G.G, në fshatin Maricaj, u gjetën 27 thasë me peshë totale 270 kg, ku vijon puna për kapjen e këtij shtetasi.

Gjithashtu në vendin e quajtur “Kodra e Miricës”, në fshatin Miricë, Memaliaj u gjetën 42 thasë me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 1260 kg.

Vijon puna për kapjen e dy autorëve tashmë të identifikuar nga ana jonë, ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tyre.