Ka nisur shumë ‘vrullshëm’ kjo e hënën, ndërsa Tirana është përballur mëngjesin e sotëm me një trafik të rënduar.

Shkak për bllokimin e qarkullimit të mjeteve është bërë mosfunksionimi i semaforëve. Shumë prej semaforëve në kryeqytet qëndrojnë jeshil.

Duke marrë shkak nga kaosi i krijuar, policia Rrugore ka zbarkuar në terren, ndërsa monitoron trafikun.

Mësohet se semaforët kanë përplasje në kohë.