rama-hasani
Kryeministri Rama gjatë vizitës së tij në Kukës ka shkëmbyer edhe disa batuta me kandidatin për kryetar bashkie, Hasan Halili. Ky i fundit u zgjodh si kryebashkiak i Kukësit nën siglën e PD-së, ndërsa më pas u largua për t’u bashkuar me LSI-në. Pikërisht, duke shfrytëzuar këtë fakt, Rama ka thënë:

“Unë i thashë Hasanit se kemi qenë të dy në lëvizjen demokratike, ti e kape me vonesë, që zemra rreh majtas, por më mirë vonë se kurrë se ku është drejtimi i duhur. Hasani përmendi se ministra i kanë kërkuar të firmosë letra sikur ujësjellësi i Kukësit është bërë, ndërkohë që nuk ishte bërë. Në këtë kohë Hasani iku. Hasan, në rast se ndonjë ministër i yni të kërkon një gjë të tillë, nuk do ikësh ti, do iki ministri. Se mos na ikën prap! Ke vetëm një të drejtë të ikësh, nëse unë tradhëtoj Kukësin”,- deklaroi Rama.

Më tej kryeministri vlerësoi kandidaturën e tij, e cila ka mbështetjen e një koalicioni që shtrihet që nga PS, LSI e deri tek FRD-ja.