droga7-1
Pavarësisht raportit të mbushur suksese dhe shifra rekord, që u hartua nga vetë Guardia di Finanza për luftën kundër kanabisit, italianët vazhdojnë të kapin sasi të mëdha droge nga ana tjetër e Adriatkut. Sot në mëngjes u bllokuan plot 700 kilogram në një gomone që drejtohej nga një Italian 64 vjeçar. Renato Colasuonno ishte ngarkuar në Shqipëri me drogë, por nuk arriti t’i shpëtojë mjeteve të Guardia di Finanza. Vlera e drogës ishte rreth 5 milion euro. Shikoni në videon më poshtë si e shkarkojnë nga skafi karabinierët.