kim

Një 50 vjeçar është qëlluar me plumb në kokë para shtëpisë së tij në Kamëz. Mësohet se viktima e moshës 50 vjeç, i identifikuar si Qerim Kaçi humbi jetën rrugës për në spital.

Nuk ka shumë të dhëna për vrasjen e ndodhur mëngjesin e sotëm. Një grup hetimor po punon për të zbuluar motivet që fshihen pas vrasjes së Qerim Kaçit.