Grumbullimi i protestuesve ka filluar dhe një prej qytetarëve në një prononcim për Neës 24 tha se ka ardhur nga Britania e Madhe enkas për protestën e zotme.

Emigranti Naim Hasani tha se të gjithë shqiptarët duhet të protestojnë për të mbrojtur votën e lirë.

“Ata që rrinë në Amerikë, Kanada, Australi kanë arsye shumë të forta për të protestuar sot kundër Rilindjes, kundër instalimit të regjimit kriminal të Rilindjes në Shqipëri. Populli, shpirti, demokracia, liria, barazia dhe drejtësia duhet të triumfojnë në Shqipëri. Shqipëria dhe shqiptarët të mos mbeten më delja e zezë e Evropës por të përparojnë, të ecin përpara me të drejta të plota si anëtarë të BE-së, përfshi të drejtën për të votuar si qytetarë të lirë”, tha qytetari.

Protesta e PD-së pritet që të nisë zyrtarisht në orën 11:00 para Kryeministrisë.