Armando-Subashi-CV

Armando Subashi ka abuzuar me detyrën. Kjo ishte arsyeja pse PD-ja e Fierit ka kallëzuar në Prokurori kryebashkiakun e këtij qyteti.

Sipas kreut të Partisë Demokratike të Fierit, Luan Baçi, bashkia e Fierit ka bërë prishje selektive në funksion të rikonstruksionit të bulevardit kryesor të qytetit. Sipas Baçit, shkak për këtë kallëzim kanë qenë ankesa që i janë drejtuar PD-së së Fierit nga këshilltarë të djathë dhe nga qytetarë.

Bashkia e Fierit reagoi nëpërmjet kreut të inspektoriatit ndërtimor, i cili ka sqaruar se prishjet janë bërë sipas projektit urbanistik, dhe ende nuk kanë mbaruar të gjitha.

PD ka akuzuar Bashkinë e Fierit edhe për vendosjen e një gjobe 100 mijë lekë, pasi vendosën një tabelë pa leje, edhe pse PD pretendon se kishin aplikuar më parë për leje online.