seferi
Ish-administratori i OSHEE-së, Arben Seferi, është kallëzuar penalisht në prokurori nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Bashkë me të të paditur janë edhe dy ish-drejtues të tjerë të kësaj kompanie.

KLSH sqaron se Seferi dhe dy ish-drejtuesit e departamentit të shitjeve dhe ai i shërbimeve mbështetëse, me veprimet dhe mosveprimet e tyre kane shkaktuar një dëm ekonomik buxhetit të CEZ Shpërndarje dhe për rrjedhojë edhe buxhetit të shtetit, që arrin në vlerën 32 milione euro dhe të ardhurat e munguara që arrijnë në vlerën 5 milione eurove.

Dëmi thotë KLSH ka ardhur si pasojë, blerjes e pajisjeve dhe materialeve elektrike emergjente për nevojat e shoqërisë, në vitin 2014,duke paguar 50-70 per qind më shumë se vlera e kontratës me prokurim të drejtëpërdrejtë.

Përvec kësaj, Seferi gjendet fajtor nga KLSH edhe për blerjen e energjisë me çmime më të larta se ato të tregut, si dhe uljen artificiale të humbjeve teknike, nëpërmjet mbifaturimit të konsumatorëve.