tafaj-arsim-520x356

Ish-ministri i Arsimit, në qeverinë e Berishës, Myqerem Tafaj është kallëzuar penalisht në Prokurori nga ministria e Arsimit.

Kallëzimi është bërë me akuzën e shpërdorimit të detyrës, për disa vepra, sic është akreditimi jashtë ligjit i një universiteti privat apo edhe dhënia me vendim një subjekti privat.

Kallëzimi u depozitua nga Sekretari i Përgjithshëm i MAS, Plarent Ndreca.