andis
Inspektoriati i Lartë i Deklaratimit dhe Kontrollit të Pasurive ka bërë sot një kallëzim penal në prokurori ndaj ish-deputetit të PS-së, Andis Harasani. Pas përfunimit të kontrolleve të deklaratave të pasurisë së tij, ILDKP konstaton deklarime të rrema dhe fiktive.

“Rezultuan deklarime të rreme, kontrata fiktive e të falsifikuara, fshehje të pasurive dhe transfertave bankare, të dyshimta e pa burime të ligjshme financiare, në banka brenda dhe jashtë vendit, në shumën rreth 2.600.000 USD” thuhet në njoftimin e ILDKP-së

Sipas njoftimit bëhet me dije se kontrollet ndaj Harasanit janë bërë për funksionet Drejtor i KESH (2003-2005) dhe Deputet i Kuvendit të Shqiperisë, për periudhën kohore (2005 – 2012), nga ku rezultuan deklarime të rreme, kontrata fiktive e të falsifikuara, fshehje të pasurive dhe transfertave bankare, të dyshimta e pa burime të ligjshme financiare, në banka brenda dhe jashtë vendit, në shumën rreth 2.600.000 USD.

Në vitin 2012 Andis Harasani dorëzoi mandatin e deputetit të PS-së dhe u largua nga Shqipëria për në SHBA