auto_koka_-_rama_kanabis1485551988

Në intervistën e tij të fortë që duket se i ka dhënë një tjetër shkelm koalicioni mes LSI-së dhe PS-së, ministri i Mjedisit, Lefter Koka është shprehur se Durrësi ka qenë i mbushur me kanabis.

Sipas tij drogën në Durrës nuk e kontrollojnë fshatarët, por padronët e policisë.

Ja deklarata e Lefter Kokës:

Do të kërkoja ti bëja thirrje në fakt eksponentëve të policisë së shtetit mos ikën në drejtim të paduhur, drejtimi i duhur është të ruajnë rendin. Po shohim këtë fenomen të rëndë, ku po bëhemi gazi i Europës me sasinë e kanabisit të mbjellë në territor dhe këto fenomene kanë bërë që të ketë pasur edhe reaksione, sic ishte zoti Manjani. Detyra e policisë është të parandalojë një krim dhe jo më mos jetë në gjendje të parandalojë dot rritjen e një bime”.

Janë qindra punonjës të policisë që paguhen nga taksapagues shqiptarë dhe nuk duhet të jenë tutorë disa të fortë në qytete të ndryshme. Sot nuk ka të fortë. Do të mbajnë përgjegjësi ligjore ata eksponentë të policisë që janë bashkëpunëtorë të ngushtë të atyre që kultivojnë, por njëkohësisht loja që sapo ka nisur  për të bërë presion dhe për ta vënë policinë e shtetit në funksion të presioneve do të marrin përgjigjen e merituar.

Ora News: Si mund të kemi një parandalim që në rrënjë të fenomenit?

Koka: Unë do t’ju sillja në vëmendje rastin e avionit të Durrësit që fatkeqësisht dhe për një rast banal arriti të ndalte në atë fushë të imporvizuar dhe do të duhej Ndoka nga Parlamenti që të denonconte. Ai i cili dispononte atë truall, që ishte transformuar në një fushë avioni nuk ishte paguar akoma për qeranë e tokës. Në mëngjes bëri një kanal për të penguar uljen e avionit.