264520_319861138144855_2056319808_n

Kryetari i PS-së së Kavajës Gentian Daja ka dhënë dorëheqjen. Në një njoftim në rrjetet sociale ai konfirmon së bashkëshortja e tij Silvana Daja është një nga 6 kandidatet për Kryetar Bashkie në zgjedhjet e parakohëshme që mbahen në 7 maj.

“Nisur nga ky propozim per te mos ndikuar jam i detyruar te dorehiqem nga detyra e Kryetarit te Partise Socialiste Kavaje” – thotë Daja.

Kreu i PS-së së Kavajës është akuzuar nga Partia Demokratike si person i lidhur me ish-kryebashkiakun Elvis Roshi dhe si një person me precedentë penalë dhe të dënuar disa herë në disa vende të Europës. Opozita e akuzon kreun e PS –së së Kavajës, Daja si trafikant droge, pasi sipas saj, ai rezulton i dënuar në Caserta të Italisë dhe në Frankfurt, në Gjermani.