dididid

Jep dorëheqjen e parevokueshme drejtori i Policisë së Shtetit Artan Didi. Ai e ka komunikuar vendimin e tij në një mbledhje me drejtuesit e lartë të policisë në Drejtorinë e Përgjithshme. Ende nuk ka një motiv zyrtar për largimin nga kjo detyrë, por ajo mësohet se ka lidhje me çështjen “Frroku” dhe arrestimin e 2 zyrtarëve të lartë të Interpolit. Didi qëndronte në këtë detyrë që nga tetori i vitin 2013.

Një natë më parë u arrestuan Artan Bajraktari, shef i Interpol Tirana dhe Loreta Alla, ish-shefe sektori e Interpol Tirana, tashmë specialiste pranë këtij institucioni. Dy zyrtarët akuzohen për shpërdorim detyre pasi mbajtën të fshehtë dy urdhër-arreste të mbërritura nga Belgjika për deputetin Mark Frroku. Largimin e Didit e kërkoi në mëngjes edhe Partia Demokratike me anë të Sekretarit të Përgjithshëm Arben Ristani