Jennifer Lawrence ka bërë të ditur se planifikon të bëjë një pauzë në karrierën e saj filmike dhe do t’iu përkushtohet dhive. Aktorja, e cila është rritur në një fermë në Louisville të Kentucky, thotë se dëshiron të ketë fermën e saj, ku do të ruajë dhi dhe do t’i mjelë ato.

Nga viti 2006, Lawrence është shumë e angazhuar nëpër filma dhe është ndër aktoret më të paguara në botë. Në shtatë vitet e fundit, ajo ka xhiruar mesatarisht tre filma në vit. Ndër të tjera, 27-vjeçarja i ka përsëritur rolet e Katniss Everden në filmat “The Hunger Games” dhe të Raven në filmat “X-Men”.