Bashkia Kamëz nisi të mërkurën veprimtaritë në kuadër të “Javës Evropiane për Demokracinë Vendore”, me dëgjesën publike me qytetarët për buxhetimin me pjesëmarrje. Në fjalën përshëndetëse, kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, u shpreh se kjo javë tashmë është kthyer në traditë, e mundësuar falë bashkëpunimit dhe partneritetit të Bashkisë Kamëz me institucionet e Bashkimit Evropian dhe binjakëzimeve me qytete evropiane, duke bërë kështu që qyteti dhe Bashkia e Kamzës të ketë përfitime konkrete, siç janë financimi i projekteve në fusha të ndryshme apo shkëmbimi i përvojave të qeverisjes vendore.

Në këtë kuadër, një prej praktikave më të mira ka qenë buxhetimi me pjesëmarrje.

Në ceremoni mori pjesë përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së, z. Alessandro Angius; drejtuesja e projektit “Bashkitë për në Evropë”, znj. Jolanda Trebicka, si dhe përfaqësues nga shtresa të ndryshme të popullsisë.