prifti-elbasan-2
Prifti i kishës Shën Maria në Elbasan, At Nikolla Marku ka deklaruar sot se do të kërkojë hetimin e aktivitetit të kryepeshkopit Anastas Janullatos në Shqipëri. Në një deklaratë për mediat, At Nikolla Marku kërkon që organet ligjzbatuese të vlerësojnë denoncimet që Kisha që ai drejton ka bërë herë pas here.

“Do kërkojmë hetimin e Aktivitetit te Kryepeshkopit Anastas Janullatus në Shqipëri. Kemi denoncuar disa here publikisht aktivitetin e jashtëligjshëm të tij në Shqipëri. Organet ligjzbatuese duhet të vlerësojnë seriozisht denoncimin e Kishës Shën Maria Elbasan. Denoncimi është i detajuar dhe me fakte”, shprehet At Nikolla Marku.prifti-elbasan-1