polic

Teksa po flitet shumë për mbarëvajtjen e protestës së lajmëruar këtë të enjte nga Partia Demokratike, mediat po aludojnë rreth skenareve të mundshme ku paralajmerohet përdorimi i dhunës. Por diçka e tillë hidhet poshtë nga organizatorët e protestës, të cilët theksojnë se janë marrë të gjitha masat për zhvillimin normal dhe një tubim paqësor të protestës së 12 Marsit.Burime nga PD-ja pohojnë për Radio Nacional se gjatë organizimit është kërkuar asistenca e “Shoqatës se punonjësve të Policisë të liruar në vitin 2013”, e drejtuar nga ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Aleks Hajdari, e cila në gjithë organikën e saj do të jetë në dispozicion të protestuesve për sigurinë dhe garantimin e një proteste paqësore. Të njëjtat burime informojnë se kjo shoqatë do të jetë e pranishme në shesh duke filluar që nga ora 9:00 e mëngjesit dhe deri në përfundim të protestës.