tatimet-server

Gjatë  një  takimi të  organizuar nga OSBE në  Tiranë , Drejtori i Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Anti-korrupsionit në  Prokurorinë  e Pë rgjithshme, Kosta Beluri, ka dhë në  ndë r të  tjera edhe shpjegime se pë rse janë  bllokuar hetimet pë r dy çë shtje të  njohura në  publik, serveri i tatimeve dhe pajisja e pë rgjimit në  Ministrinë  e Mbrojtjes.

“Prokuroria e Tiranës po zhvillon hetime për atë që konsiderohet “serveri i Tatimeve”, ku ka dyshime se është ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në të dhënat tatimore. Hetimi për këtë rast është bllokuar, për faktin se, për shkak të mungesës së teknologjisë dhe kapaciteteve, Policia Shkencore fillimisht nuk arriti të konkludonte mbi faktin nëse ka pasur ose jo ndërhyrje.

Në vijim, prokuroria është në pritje të disa përgjigjeve të tjera për rastin, të cilat prej disa muajsh nuk kanë mbërritur. Një tjetër rast me specifikë të ngjashme, është hetimi mbi atë që konsiderohet pajisja e përgjimit në Ministrinë e Mbrojtjes.

Edhe në këtë rast, nga ana e Policisë Shkencore nuk është arritur të konkludohet nëse ka pasur ose jo përgjime të paligjshme nga strukturat e kësaj ministrie. Sërish, argumenti ka qenë i njëjtë; mungesa e pajisjeve teknologjike për të përpunuar informacionin e vlefshëm për hetimin”, ë shtë  shprehur Beluri.