makine ushtarake
Këto janë 2 helikopterët model EC 145 dhe 4 mjetet e blinduara “Lince” për të cilat Kontrolli i Lartë i Shtetit akuzon 12 zyrtarë në Ministrinë e Mbrojtjes. Në një ceremoni të organizuar pak ditë më parë për blerjen e këtyre mjeteve, Mimi Kodheli u shpreh se: “Kemi shumë për të bërë, por unë besoj se jemi në rrugë të mbarë.”
helikopter 2
makine 2
12 punonjës janë paditur për ndjekje penale. Abuzimet janë bërë në tenderin e blerjes të helikopterëve dhe në blerjen e makinave të blinduara për Policinë Ushtarake. Për tenderin e blerjes së 4 helikopterëve, Kontrolli i Lartë i Shtetit pretendon se kompania u pagua 693,794 euro më shumë se vlera e tyre, kurse për blerjen e makinave blind abuzimi është 220.000 euro. Ministrja ishte vetë e pranishmë në ceremoninë për blerjen e këtyre mjeteve.
ceremonia mimi
helikopter 3
Në përgjigjen e saj në Kuvend, Mimi Kodhelit shmangu akuzat konkrete të KLSH për shifrat abuzive në tendera. Ministrja u mjaftua duke thënë se në vend të dy helikopterëve mund të ishte blerë vetëm një.

“Dy helikopterët e fundit me të cilat është pajisur Forca Ajrore së fundmi janë blerë në vend të një helikopteri VIP, që kushton, dikush këtu në sallë e di shumë mirë se për çfarë po flas, sa dy helikopterë që quhen SAR, kërkim shpëtimi, në vend të një helikopteri VIP që bën sa vlera e këtyre të dyve për të shëtitur, ndërkohë që ekziston një tjetër VIP për të shëtitur ato VIP-at që ikën”, tha Kodheli në Kuvend.