kjp
Një tjetër kërcënim nga ISIS për Francën është postuar në rrjetet sociale. “Ne do të vijmë. Do të vijmë për të shkatërruar vendin tuaj!”. Ky është kërcënimi më i ri tashmë që Franca i ka shpallur luftë Shtetit Islamik. Video është publikuar nga “Daily Mail”. Aty dëgjohen fjalë kërcënuese nga persona me fytyrë të mbuluar i drejtohen Hollande: “Ke deklaruar një luftë t cilën nuk e fiton dot. Fitorja na përket ne”. Videoja ishte postuar në Twitter dhe vjen 24 orë pasi një tjetër video u publikuar e cila tregonte rënien e kullës “Eifel”.