FullSizeRender
Ekspozimi i disa simboleve të komunizmit në Tiranë ka ngritur në protestë ish –të përndjekurit politikë. Dhjetëra prej tyre janë mbledhur në sheshin mes Ministrisë së Brendshme dhe Teatrit Kombëtar ku po ndërtohet një bunker i kohës së diktaturës. Ata e kanë konsideruar të papranueshëm dhe si provokim vendosjen e këtij simboli dhe kanë kërkuar shembjen e tij dhe dorëheqjen e Erion Veliajt. Ish –të përndjekurit, me thirrje të tilla si “poshtë komunizmi” e kanë bërë përgjegjës kryebashkiakun e tiranës edhe për vendosjen e simboleve të komunizmit dhe të fotografive të diktatorit Enver Hoxha në festën e Pezës, pasi ajo është organizuar nën përgjegjësinë e tij, siç e kërkon protokolli shtetëror. Ish –të përndjekurit jnë përplasur me policinë që kishte rrethuar bunkerin. Në mbrojtje të bunkerit janë vendosur edhe efektivë të policisë bashkiake.