62885fa2-47ff-4a8e-96bd-d60ae8f180b1

Kryetari Lulzim Basha pasdite priti në protestën e PD, Bob McEëen, një nga figurat qendrore të Partisë Republikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, anëtar i Kongresit Amerikan për 25 vite dhe president i Këshillit për Politikat Kombëtare. McEwen, një ndër pesë këshilltarët për politikat e jashtme gjatë fushatës së Presidentit amerikan, Donald Trump, ka vizituar Shqipërinë në vitin 1991, kur shoqëronte Sekretarin e Shtetit të kohës, James Baker në vizitën e tij zyrtare.

Bob McEwen tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin një Shqipëri të lirë dhe të begatë.

“Ka vetëm dy mënyra ku mbështetet për një qeveri. Njëra është tek sundimi i armëve dhe tjetra është tek besimi dhe ndërgjegja e qytetarëve. Kur një shtet mbështetet tek armët dhe përdorimi i forcës, ai vend jeton në varfëri. Kjo ishte pjesa dërrmuese e historisë së Shqipërisë pas Luftës së Dytë Botërore. Më pas, erdhi revolucioni i besimit tek njerëzit. Dhe perparimi që kemi parë ndër vite është rezultat i saj. Kjo duhet të ruhet, të mirëmbahet”.

McEwen theksoi se Shqipëria gjatë viteve të demokracisë arriti të zinte vendin e saj mes kombeve të lira, pikërisht prej lirisë.

“Pikërisht sepse aleatët e NATO i besojnë Shqipërisë, ne jemi kaq të shqetësuar për atë cfarë po ndodh sot këtu. Administrata e re në SHBA dhe miqtë e Shqipërisë nëpër botë, qëndrojmë në krahun tuaj sot këtu. Çështja nuk është aspak e komplikuar. Ata, të cilët e duan Shqipërinë në shërbim të të gjithëve janë të bashkuar. Ka vetëm një kundërshtim. Ai lider i cili refuzon të bashkohet me pjesën tjetër, nuk e vlerëson si duhet rëndësinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”.

Në nje apel të qartë drejtuar Edi Ramës ai shtoi: “Ne, jemi rreshtuar në krah të qytetarëve që besojnë në demokraci. Eshtë koha që ai të ulet në tavolinë, të bashkohet me pjesën tjetër dhe të besojë tek kjo Shqipërie e re. Shqipërisë që pjesa tjetër e botës e do dhe adhuron.”, deklaroi McEwen.

Miku i nderuar amerikan shprehu respektin e thellë për atë çka qytetarët shqiptarë po bëjnë sot.

“Kur SHBA-të po luftonin për pavarësinë, kishin një aleat të vetëm në qeverinë e Britanisë së Madhe. Emri i tij ishte Edmund Burke dhe ai tha: Gjithë çka duhet, që një tirani të lulëzojë, është që njerëzit e mirë të mos bëjnë asgjë. Nëse ju nuk bëni qëndresë, kombi juaj do të jetë në rrezik. Ju po bëni atë çka duhet bërë. Fëmijët tuaj do të nderojnë atë që ju po bëni sot. Kombi juaj është në udhëkryq. Të shkojë pas në sundimin e forcës apo të bashkohet tek besimi i qytetarëve”.

Bob McEwen nuk ka asnjë dyshim se cfarë do të zgjedhin qytetarët shqiptarë sot.

“Ishte më e vështirë herën e parë. Por është e rëndësishme që të bëhet ashtu si duhet këtë herë. Të mbroni demokracinë. Miqtë e Shqipërisë anë e mbanë botës dhe në veçanti në NATO, ju besojnë. Ne i besojmë popullit. Dua t’ju siguroj se qytetarët e Shqipërisë do të jenë në lutjet e mija. Asgjë e madhe nuk është arritur pa sakrificë. Ju po e bëni qëndresën, bota po ju sheh dhe po brohoret për ju. Ju do të jeni të sukseshëm. Zoti ju bekoftë!”