Motivacion-rilindas

Arsyen që është përpjekur t’i imponojë publikut kryeministri Rama për shkarkimin e 4 ministrave të tij e ka ilustruar më së miri karikaturisti Bujar Kapexhiu.

“Motivacion Rilindas – Shkarkoheni sepse keni punuar shkëlqyeshëm ”, është diçitura e karikaturës së tij të radhës në Mapo.

Në monologun e të dielës nga zyra e tij, kryeministri vlerësoi të katër ministrat si udhëheqës të reformave më të rëndësishme të qeverisë së tij.

Shumëkush pyeti se përse duheshin larguar kur kishin punuar shumë mirë? Arsyet e dhëna nga Rama i kanë shtuar më shumë dyshimet për motivin e vertetë të largimit të Saimir Tahirit me shokë.

Ndërsa motivacioni i përdorur prej tij vjen me ilustrimin me të gjetur nga dora e Kapexhiut.