bfb0579c57c470e035868745c615d33c_xl
Sipërmarrësi italian në Shqipëri Roberto Caparrotta i ftuar në Ora News tha se kishte takuar një ministër dhe ai ishte “out” në lidhje me ligjin italian për Call Center-at, që sipas tij do të ketë pasoja të mëdha në Shqipëri.

Pyetjes së gazetares Aurora Sulçe se si kishin reaguar institucionet shqiptare, Caparrotta u përgjigj: Janë 5 muaj që diskutohet ky ligj. Unë e kam takuar një ministër. Nuk po e them me emër. E pyeta; ka një reagim, jeni interesuar për këtë çështje? Ishte “out” fare. “Për çfarë bëhet fjalë?! Çne unë me ligjin italian?!”

Gazetarja Sulçe e ndërpret: Varet çfarë ministri ke takuar…

Caparrotta: Ministri i duhur, mos u bëj merak. Nuk flas kot. Unë u habita.