Presidenti Ilir Meta u pyet në një intervistë me gazetarin Sokol Balla për raportet e përkeqësuara me kryeministrin Edi Rama.

Balla: Pse u përkeqësuan kaq shpejt dhe deri në këtë pikë?

Meta: Di që mesa duket shumica e pyetjeve tuaja kërkojnë të na kthejnë para orës 18:00. Une s’kam asnjë të drejtë të censuroj pyetjet tuaja, kanë qenë raporte që kanë qenë të së kaluares, tani unë jam i hapur për raporte të reja, institucionale, bashkëpunimi me të gjithë aktorët politikë në vend pa asnjë lloj paragjykimi.

Balla: Zoti Rama ju ka telefonuar sërish dhe sërish nuk i jeni përgjigjur

Meta: Ne sapo u takuam

Balla: I dhatë dorën dhe i shikonit atletet

Meta: Unë nuk impresionohem nga atletet, janë një zgjedhje mjaft normale, s’është hera e parë, në kuptimin s’është hera e parë që tërheq vëmendjen time.

Duke komentuar takimin me Ramen ne Presidence, Meta tha: “E pashe dhe me duket edhe se me pa”.