artan fuga
Shumica e antarëve të komisionit të edukimit dhe mediave të Kuvendit e mbyti mendimin e intelektualëve me dhunën e kartonit, pa na dhënë asnjë argument kundër kur ne diskutuam me ta.

U duk se thanë : Flisni, flisni ju, pushtetin kemi ne!

Kjo na ka bërë të reflektojmë thellë si asnjëherë tjetër…

Ata e aprovuan me forcë ate që e quajnë projektligj për arsimin e lartë.

Thirrja e hershme :

Intelektualët në litar ! – tingëllon në veshët tanë.

Por forca jo medoemos ka të vërtetën me vete, kurse e vërteta një ditë e gjen realitetin e saj.

Sikurse shkruante Hegeli i madh : Cdo gjë racionale është reale!