187047
Një incident ka ndodhur sot në ujërat territoriale shqiptare në Sarandë.

Anija e rojës bregdetare greke është futur brenda ujërave tona duke ndaluar anijen e peshkimit “Mario 1” të kompanisë “Fama” në Sarandë.

Gazeta Panorama mëson se anija shqiptare ndodhej 1.3 milje larg ujërave greke dhe 1.6 milje larg Gjirit të Manastirit e 2.1 milje nga marina e Sarandës.

Ekuipazhi i anijes greke kanë kërcënuar e fyer peshkatarët shqiptarë, me pretendimin se kishin shkelur ujërat territoriale greke.

Anija greke është larguar sapo mëson për nisjen drejt vendngjarjes të rojës bregdetare shqiptare.

Sipas kapitenit të anijes shqiptare ky është një rast i përsëritur. Deri më tani nuk ka një reagim nga institucionet shqiptare.