Imami: Problemi me Bashën, PD-në dhe grupin e punës për statutin e partisë

7 orë më parë

Sipas Arben Imamit, nuk mund të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së, pa u thirrur më parë Këshilli. Ish-ministri sheh si zgjidhje për situatën e PD-së me Bashën, që sipas tij është në rënie të vazhdueshme, zbatimin e statutit dhe zhvillimin e një diskutimi të thellë, të hapur dhe transparent, ku të përfshihen kritikët.

Sipas Arben Imamit, po ngrihet një grup pune për të ndryshuar statutin e PD-së duke u shkelur që në fillim statuti.

“Që pas zgjedhjeve në sondazhet e zgjedhjeve kryetari i PD dhe partia janë në rënie të vazhdueshme. Unë nuk jam as i afruar dhe as i larguar nga PD dhe nuk përfaqësoj askënd. Këtu janë plot njerëz të tjerë që kanë folur, që kanë qenë kritik dhe duhet të përfshihen në një diskutim të thellë , të hapur e transparent. Diskutimi bëhet vetëm në parti. Nuk mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD, pa u thirrur më parë Këshilli.

Bëmë një mbledhje para disa muajsh po këtu, dy çështjet kryesore ishin respektimi i statutit dhe bashkimi. Statuti s’është respektuar se nisi një proces pa kaluar në këshillin kombëtar, bashkimi, ky Kongres apo Kuvend do çoje në asgjë më shumë se formalizimi dhe legalizimi i mosbashkimit nëse kjo çështje do trajtohet në mënyrë burokratike”- u shpreh Imami.

FacebookTwitterGoogle+