u

Ambasada amerikanë në Tiranë ka reaguar pas zgjedhjes së Ilir Metës President i ri i Shqipërisë. Deklarata e shkurtër është shpërndarë në faqen në Facebook të ambasadasadës së SHBA.

Deklaratë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara

Ambasada e Shteteve të Bashkuara uron Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Ne mirëpresim bashkëpunimin në vijim me udhëheqësit shqiptarë, për të adresuar sfidat me të cilat përballet vendi dhe për të krijuar mundësi për popullin shqiptar.