meta2-1024x641
Ilir Meta nuk i dëgjon me aq qetësi, fjalimet e deputetëve në kuvend. Gjatë një interviste në “Koha për t’u zgjuar” me Bashkim Hoxhën, në News 24, kreu i Kuvendit bëri një deklaratë, aspak normale për postin që mbani, kur tha se po të dëgjosh fjalimet e politikanëve të vjen t’i marrësh e t’i çosh në ishullin e Sazanit të rrinë me gjarpërinjtë.

“Qytetarët kanë shumë të drejtë ta bëjnë këtë gjë. Po të dëgjosh ndonjëherë se çfarë thonë politikanët në kuvend, është t’i marrësh të gjithë bashkë dhe t’i çosh në ishullin e Sazanit, të rrinë me gjarpërinjtë. Kjo është shkak paaftësisë për të parë më larg nga ana e politikës” tha Meta.Kreu i LSI-së foli përsëri për consensus për reformën në drejtësi. Sipas tij, edhe sikur PD të jetë në pushtet, tensioni dhe përçarja do ta vështirësonte ecjen para të vendit.

“Nëse do ndërroheshin sot vendet, dhe do vinte në pozitë PD, dhe kjo mazhorancë do largohej, dhe do ndiqte këtë linjë, vendi do ta kishte të vështirë të përparonte, sepse kjo është një klimë tensioni. Edhe reforma në drejtësi nuk duhet parë si qëllim në vetvete, por bëhet në të mirë të vendit, duke i dhënë fund korrupsionit, për çështjen e pronave, dhe gjithçka tjetër. Në gjithë këtë kontekst nuk duhet të harrojmë se problemet e shqiptarëve janë ato sesi në vendin e tyre do të bëhet më mirë. Mos harrojmë që një numër mjaft i konsiderueshem janë larguar nga vendi, dhe ky është një shqetësim. Këtu lindin shqetësime të mëdha që kërkojnë konsensus, sepse nuk mund ta ndajmë Shqipërinë në 3-4 pjesë, një të PD-PS-LSI. Nuk duhet parë si mundësi për konflikte, pasi dialogu politik duhet jo vetëm për të mbyllur reformën, por na duhet dhe pas miratimit të saj” tha Meta.