meta-2

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka uruar sot besimtarët e krishterë me rastin e festës së Pashkëve dhe i ka dërguar një mesazh klasës politike në tërësi për të zgjidhur krizën politike që ka mbërthyer vendin prej muajsh.

“Shpresoj që Pashkët të na ndihmojnë për një të ardhme më të mirë. Dialogu është themeli për një të nesërme më të mirë,” tha Meta nga katedralja “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.