Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit këtë të enjte do të shtrijë aksionin e shembjes së ndërtesave pa leje në zonën turistike “Syri i Kaltër” në Sarandë.

Rreth 16 objekte 1 dhe dy katërshe janë parashikuar të shemben sot. Nga ana tjetër OSHE ka njoftuar se për shkak të ndërhyrjeve të IKMT do të stakojë energjinë gjatë kryerjes së aksionit.