151520

TIRANË-“Tirana moderne dhe Europiane” ishte aktiviteti që Bashkia e Tiranës po zhvillonte këtë paradite kur energjia elektrike ndërpritet duke nderprere keshtu dhe fjalën e kryebashkiakut. Teksa Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha po bënte bilancin e punës dhe prezantonte objektivat afatmesme për vitin 2015, ikin dritat, fjala mbetet në mes dhe errësirë në sallën ku zhvillohej eventi.

Si për koocidencë kjo ndodh sot kur Enti Rregullator i Energjisë do të prezantojë çmimin e ri për energjinë që pritet të nisë nga 1 Janari.