Zlatan Ibrahimovic është nga ata që nuk harrohen, por për të qenë të sigurtë në Malmoe kanë vendosur ta përjetësojnë shtatlartin suedez me një statujë gjigante. Tani, sulmuesi që bëri historinë me skuadrat më në zë të Europës, mund të ndihet prezent gjithnjë në qytetin e tij të lindjes.

Statuja e kampionit është vendosur përpara stadiumit të qytetit suedez, që është edhe skuadra e tij e parë profesioniste. Monumenti është i lartë tre metra. “Më duket ireale, është natyrisht një ditë e madhe, një moment i paharrueshëm pas 20 vjetësh futboll. Nuk jam ende special, edhe pse jam më i mirë në atë që bëj”, deklaroi Ibra, në stilin e tij të zakonshëm egocentrik.