Andrey-Goncharov
Një i ri shqiptar akuzohet për vrasjen e shokut të tij rus në Itali. Andrey Goncharov është vrarë në një apartament në Farenza, afër qytetit Ravenna.

Dyshohet se autori i krimit tështë shqiptari 22-vjecar, Martin Gjeloshi. Ky i fundit është dorëzuar në polici, pak pasi karabinierët shkuan në banesën e tij.
Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 21:45 minuta në apartamentin e një të riu boshnjak, i cili duke qenë vetëm në shtëpi pasi prindërit i kishte me pushime, ftoi tre të rinj shqiptar dhe rusin 20-vjecar.

Ata do të luanin basketboll së bashku.

Boshnjaku pasi u hapi derën e shtëpisë të rinjve ka kërkuar që ta prisnin deri sa të përfundonte lojën që kishte nisur në PlayStation. Në këtë kohë, i riu shqiptar ka marrë armën e 20-vjecarit rus, me idenë se ajo ishte pa plumb dhe papritur e ka qëlluar në tëmth nga një distancë e afërt, duke e lënë të vdekur më vend, me cigare në gojë.

Fillimisht u dyshua për vetëvrasje, por më pas policia zbardhi rrethanat e vërteta të krimit. Pak më herët të rinjtë kishin postuar në Facebook një selfie së bashku, ku ata shfaqen duke pirë birra e cigare. Nga kontrollet në banesë, policia sekuestroi pistoletën tip “Beretta” 7.65, e cila rezultoi e vjedhur disa orë më parë në Imola