Pronarja e një banese dy-katëshe në Laprakë, që u shemb sot nga IKMT-së në kuadër të projektit për Unazën e Madhe, tregon mes lotësh se shteti po vepron dhunshëm.

“I kërkova tre ditë kohë për të lëvizur gjërat. Por nuk kam mundësi, se si shteti vepron kaq dhunshëm. (Qan) mos më shty më. Është dhunë psikologjike, e lodhshme. I kërkova tre ditë kohë për të lëvizur gjërat. Disa gjëra i lëviza, por jo të gjitha (qan)”, pohon për mediat zonja.

Në vendngjarje ndodhen dhe deputetë të opozitës në mbështetje të banorëve si dhe forca të mëdha policie. Pronarët e kësaj banese pohojnë se godina ishte në proces legalizimi.