Në fshatet Borje, Shishtavec, Kollovoz, Turaj dhe Buzmadh nuk po zhvillohet mësim.

Burime nga Drejtoria e Arsimit të Kukësit bëjnë me dije se temperaturat në minus 9 gradë kanë bërë që të merret ky vendim. Probleme ka pasur si në lëvizjen e makinave, ashtu edhe në furnizimin me energji elektrike të këtyre zonave malore.

“Kjo ka bërë që në fshatrat Borje, Shishtavec, Kollovoz, Turaj, Buzmadhe etj., të mos zhvillohet procesi mesimor”, – u shpreh për Fax News Skënder Ahmeti, Drejtor Rajonal i Arsimit.

Sipas tij, në fshatrat e njësive të tjera si në Bushtricë, Kalis, Arrën dhe në shkolla të caktuara në pellgun e Kukësit mësimi është zhvilluar me orë të reduktuara.