20160425051614_art_1

Seanca e 13 për ballafaqimin e Emiljano Shullazit dhe biznesmenit Ylvi Beqja ka dështuar sërish. Shkak është bërë mungesa e Shullazit, për arsye shëndetësore. Gjykata ka caktuar seancën tjetër më datë 7 mars. Ndërkohë ditë më parë Lapsi.al publikoi lajmin se Emiljano Shullazi ishte në Spitalin Amerikan, ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. Biznesmeni Ylvi Beqja ka pranuar të bashkëpunojë me Prokurorinë, duke treguar kërcënimet dhe gjobat që i janë nga grupi i Shullazit.