“Ndeshja mund të bëhet, nëse Tyson do të dojë. Nëse do tia kërkoja unë do të ishte si të bëja bullizëm që shkon kundër dikujt që e ka mundur dy herë”. Për mikrofonët e BBC, Evander Holyfield lë të hapur mundësinë për një sfidë të tretë të sagës me Iron Mike, që këtë herë do të mbahet për bamirësi e programuar me tre raunde. “Nuk dua të më bëjnë presion mbi faktin se ‘do të ndeshesh me Mike sepse e di se mund ta mundësh’” ka shpjeguar ish-mbreti i peshave të rënda, tani 58 vjecar.

Dy boksierët janë përballuir dy herë në karrierë, me Holyfield gjithnjë fitues: hera e parë në 1996, që u mbyll me KO në raundin e 11, e pastaj një ditë më vonë, në ndeshjen që u fut në histori kur Tyson i këputi një pjesë të veshit rivalit dhe u skualifikua në raundin e 3°.

Holyfield e ka zhvilluar të fundit nga 57 ndeshjet e tij si profesionist në 2011 kur mori fitoren e 44 me ko teknik përballë danezit Brian Nielsen në Copenaghen. Tyson, që u bë kampioni më i ri i botës në peshat e rënda vetëm 20 vjec në 1986, e ka lënë boksin 15 vjet më parë, pas ndeshjes së tij të 58, që shënoi humbjen e gjashtë në karrierë përballë Kevin McBride. Në pritje të një thirrje nga armiku i përjetshëm, Holyfield është kthyer të stërvitet me ndihmën e ish-kampionit ukrainas Wladimir Klitscho.

Që kur Tyson rifilloi stërvitjen për rikthimin në ring, kundërshtarët të gatshëm ta sfidojnë janë gjithnjë në rritje: nga ish-boksieri Shannon Brigs, tek UFC Hall of Famers Tito Ortiz e Ken Shamrock, deri tek legjendari Wenderlei Silva.