Beyond the Fall - Albaina 1997
Në fillim ata ishin të fortët e lagjies. Djem të cilët vendosnin ligjin e rrugës të armatosur me Thompson apo Scorpions, por që më pas krimin do ta perfeksionin duke ndjekur stilin mafioz të eleminimeve me silenciator apo ekzekutime me tritol, ku në lojë futen dhe vrasës me pagesë.

Po kush të fortët që bënë epokë në krimin e rrugës?

Gazmend Muca apo Gaz Muça, siç njihet në shkëlqimin e tij si kriminel është padyshim një nga emrat më të spikatur të krimit të viteve ’90. Ai ishte kapo i bandës “Djemtë e Rrugës Bardhyl”. Rivalët e tij ishin “Djemtë e Trenit të Vjetër” të drejtuar nga Naim Zyberi. Më 7 prill 1992 vetëm tri muaj pasi ishte kthyer nga Gjermania, tmerri i Tiranës u vra në zonën e Xhamllikut.
gaz-muca
Më 2 Korrik 1997, Naim Zyberi vrau përpara shtëpisë së tij Artur Grorin. Pas kësaj vrasje ai largohet në Itali.

Në 1999, Naim Zyberi plagoset në Milano të Italisë. Ai ekzekutohet pak orë më pas në ambienttet e spitalit ku po kurohej nga një persona i veshur i si infermier.

Në vitin 1999 një vrasje makabër trondit Tiranën. Më 22 qershor, të këtij viti Denis Gina dhe Medjan Shehu eksponentë të bandës së “Rrugës së Kavajës” ekezekutohen me antitank, ndërsa po udhëtotnin me një fuoristradë të blinduar në ish-Fushën e Druve në Tiranë. Policia akuzoi për këtë vrasje Ilir Bardhin dhe Genci Ferhatin. Ilir Bardhi u ekzekutua me snajper në qelinë e paraburigimit 313 në 9 mars të vitit 2000.

Në tre vite nga vitit 1998 deri në 2001, banda e përçarë e “Rrugës së Kavajës” prodhoi 23 viktima.

I fundit mendohet të jetë Franc Konomi, i vrarë në vitin 2010. Me të vetmin ndryshim pasi tashmë vrasësit janë enigmatik. Policia i arkivon ngjarjet si larje hesapesh të vjetra.franc-konomi-300x214
Viti 1997 dhe rënia e shtetit ligjor do të shënonte edhe gjallërimin e disa prej bandave më famëkeqe në vend. Një ndër to ishte edhe ajo e Çoles në Vlorë e drejtuar nga Zani Çaushi. Bandë së cilës i vishen një seri ngjarjesh kriminale të ndodhura gjatë kësaj kohe në qytet.
zani-caushi-300x225
Aldo Bare dhe banda e tij ishte një tjetër bandë famëkeqe që terrorizoi Lushnjën gjatë viteve që ushtroi aktivitetin. Ata njihen si autorë të shumë krimeve makabër në Lushnjën e vitit 1997.
aldo-barre-2-235x300
Por 1997 solli edhe një lloj të ri vrasësi, pak të njohur në atë kohë.

Vrasës individualistë që shenjonin pa ndonjë qëllim të caktuar që ishin edhe më të frikshmit.

Altin Dardha i fortit i Beratit ishte një nder ta. Ai akuzohet për dhjetra vrasje. Ishte kaq mizor sa për të përmbushur dëshirat e tij kriminale, qëllonte njerëz të pafajshëm thjesht për ti shtuar në arkivin e tij të bëmave.
altin-dardha
Fatmir Haklaj ishte një tjetër i fortë që sundoi në mesin e viteve ‘90. Ai njihej si i forti i Tropojës por jo vetem , johona e tij shkonte deri ne jug te shqiperise, autor i shumë vrasjeve i cili u eliminua më pas në një pritë të mirëorganizuar në nëntor të vitit 1999.
fatmir-haklaj
Në fillim të viteve 2000 në Shqipëri krimi njohu një epokë të re. Bandat lanë dylyftimet në rrugë. Është koha e vrasësve me pagesë. Ku shumë ngjarje me sfond të pastër mafioz mbeten pa autor. Një kronologji ngjarjesh ku viktimat nuk shprehin dyshime për vrasësit çka tregon se tashmë krimi është bërë edhe më i sofistikuar.julian-sinanaj-300x237