basha-proteste-31_1

Teksa fliste ditën e sotme tek çadra para kryeministrisë kreu i PD-së, Lulzim Basha, një incident i vogël është shënuar. Basha ishte duke folur për moslejimin e zgjedhjeve fasadë jo vetëm në Kavajë, por edhe me 18 qershor, dikush ka hedhur një kapsollë tek dera e Kryeministrisë.

Kjo gjë ka tërhequr vëmendjen e Bashës, i cili ka reaguar menjëherë, duke e cilësuar atë “teshtimë”.

S’ka nevojë për teshtima. Nuk na trembin teshtimat e qeverisë. Nëse je nga tanët shëndet e mos e bëj më, nëse nuk je, plaç dhe mbylle”, tha Basha.