auto_niko_peleshi1485686444

Zv.kryeministri Niko Peleshi është i pari nga radhët e socialistëve që ka folur për shkarkimin e Ylli Manjanit nga posti i ministrit të Drejtësisë. Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, Peleshi tha shkurt për mediat se shkarkimi i Manjanit ishte i drejtë.

“Konferenca e Manjanit tregoi pse vendimi për shkarkimin e tij ishte i drejtë” tha ndërsa vetë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nuk pranoi të komentonte akuzat. Deri më tani as kryeministri Edi Rama s’ka bërë ndonjë reagim për këtë zhvillim të ri brenda mazhorancës.