546247_10151026407951836_1026873549_n
Ish –deputeti socialist, Andis Harasani ka reaguar disa herë ndaj çmimit të dhënë poetes Rita Petro për vëllimin poetik “Vrima”. Harasani thotë se problemi nuk është vëllimi i Petros, por tek ata që i dhanë asaj çmimin. Dhe këtë mënyrë ai e quan si prodhim “të mentalitetit të jovlerës”, si “mendësi për të shtyrë” popullin të pëlqejë një mentalitet e art që është shumë larg AND –së sonë. Është e njëjta prekje për të na bindur që ngjyra mavi është e bukur ose dritat te kryeministria janë art. Sipas Harasanit e gjithë kjo zhurmë për “Vrimën” është gjithashtu një mënyrë për të tërhequr vëmendjen nga problemet e përditshme. Në dhënien e çmimit Rita Petros ishte i pranishëm vetë kryeministri Rama dhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Reagimi i plotë i Harasanit:

U bene dy dite qe merren te gjithe me Vrimen e Rita Petros. Eshte e drejta e kujtdo por meqe fola dhe une dua te sqaroj pozicionin tim.

Nuk marr vesh shume nga poezia por kam mbi 40 vite qe mesova te dalloj kur eshte nate dhe kur eshte dite. Dhe kete e dallojme te gjithe.

Une nuk e njoh Zonjen Petro dhe as kam ndermend te lexoj vepren e saj. Aq sa lexova me mjafton qe te mos ta pelqej. Por sigurisht e respektoj per punen qe ben, dhe lirshmerine e saj.

Te kuptohemi, as e kerkoi cmimin dhe as besoj e ka pritur. Ndaj cdo kritike ndaj saj me ngjan me lehjen e qenit ndaj henes. Perfshire ne rradhe te pare kritiken time.

Por ceshtja nuk shtrohet te vepra e saj, por tek ata qe I dhane cmim. Pasi eshte gjithnje injejti mentalitet. Mentaliteti i pushtetit qe nepermjet jovleres te terheqe vemendjen nga problemet e dites. U morrem te gjithe me Vrimen dhe nuk u kujtua njeri qe familjet ne nevoje nuk morren as gjysem gjeli shperblim per vit te ri nga Qeveria.

Dhe nuk mbaron ketu, por po aq e rende eshte mendesia per te shtyre popullin te pelqeje nje mentalitet e art qe eshte shume larg ADN sone. Eshte e njejta perpekje per te na bindur qe ngjyra mavi eshte e bukur ose se dritat te Kryeministria jane art.

Keto te dyja me shqetesojne!