ramush-655x356

Kosova tashme i ka ndarë koalicionet përzgjedhjet e parakohshme të 18 qershorit. Ramush Haradinajn do të jetë kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA. Kështu u tha në një konferencë të jashtëzakonshme në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

“Pa asnjë dyshim koalicioni që kemi arritur sot do të jetë koalicion fitues i zgjedhjeve”, ka thënë Muharrem Nitaj nga AAK.

Sipas tij, edhe numri i deputetëve do të jetë i barabartë 55 do t’i ketë PDK kurse 55 do t’i kenë AAK dhe NISMA.

“Është momenti i duhur që kryeministër i Kosovës të jetë Ramush Haradinaj. Prandaj është një zgjidhje e duhur për zhvillimet e reja që na presin”, ka thënë Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së.