dsfdsfd
Reshjet e dendura të dy ditëve të fundit kanë rritur prurjet në kaskadat e hidrocentraleve në veri të vendit.

Deri më tani raportohet se janë hapur portat e shkarkimit nga HEC-i i Shkopetit.

Kjo ka bërë që të përmbyten disa banesa në Shkopet dhe në Skuraj si dhe në fshatin Myz, njësia Administrative Lis.

Ndërkohë raportohet se niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës është 288.76 m; niveli në HEC Koman 173.05 m ndërsa në HEC Vau Dejës 75.44 m.

Pritet hapja e portave edhe të këtyre hidrocentraleve, çka do të sillte të tjera përmbytje zonën e nën Shkodrës. Nga ana tjetër KESH njofton se ka filluar shitjen e energjisë elektrike.