Janë të shumtë ata që e marrin shumë seriozisht periudhën e Halloween-it, duke u shndërruar totalisht në këtë ditë. Ndërkohë që ka të tjerë, që nuk e vrasin shumë mendjen, madje as nuk e kuptojnë fare përse duhet të zhgarraviten për këtë festë.

Për kategorinë e dytë, kemi një zgjidhje perfekte sesi me vetëm një produkt, mund të gëzoni miqtë tuaj, e t’i tregoni se e keni marrë shumë seriozisht këtë punë.

Ndaj, mjafton vetëm një laps për sytë dhe mund të krijoni plot tre pamje të “frikshme” ose “funny”. Fundja fundit, Halloween është vetëm një ditë në vit, ndaj një sakrificë të vogël mund ta merrni në konsideratë.

Sy të errët

Mjafton pak laps tek sytë për të krijuar sytë plot lot që të jesh edhe ti Beyonce! Ndaj lyeni sytë dhe mendoni se kush ua ka nxirë jetën këtë muaj, e qani për disa minuta dhe voila, u ktheve në femrën më të adhuruar në planet.

Macja klasike