cadra e opozites

Eduard Halimi ka shpjeguar arsyet se përse opozita kërkon një qeveri teknike, jo të dalë nga parlamenti aktual. Ai tha se qeveria teknike nuk mund të ngrihet me anëtarë të parlamentit që janë me precedentë të rëndë kriminalë. “20 deputetë janë me precedentë të rëndë penalë. Me kë do ta ngremë qeverinë teknike, me këta deputetë?”, u shpreh ai duke folur nga çadra e opozitës, para kryeministrisë. Halimi u shpreh se qeveria Rama nuk mund të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme, pasi është e lidhur kokë e këmbë me krimin dhe trafikantët. “Një kilogram farë kanabis nuk është kapur. Më thoni një kg të kapur. Dhe kjo ndodh pasi krimi ka mbështetjen e pushtetit”, tha ai.