haki-cako
Ashtu si ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të komisionit hetimor parlamentar për futjen e pajisjes së përgjimit IMSI Catcher. Refuzimin, Çako e ka justifikuar me faktin çështja është nën hetim dhe ai s’mund të shkelte ligjin. Ai u është referuar disa neneve të kodit të procedurës penale, por kryetari i komisionit i kujtoi se ai s’ka asnjë arsye për t’iu referuar ndonjë ligji për t’iu përgjigjur një pyetje të thjeshtë, si ajo nëse ai është apo jo në dijeni që në Shqipëri ka hyrë një pajisje përgjimi e quajtur IMSI Catcher. Deputeti Keltis Kruja tha se është e qartë që Çako ka marrë udhër nga shefi i tij, Tahiri, për të mos u përgjigjur, njësoj si ai.