doshi_1

Tom Doshi”:Kur vendos kryetari ato të tjerët nuk kanë faj. Ia bëra të qartë se kush është pas tij dhe për çfarë e bën ai këtë punë. Rama sot ka një tutor që quhet Ilir Meta i cili ka paguar lekë dhe ka urdhëruar të më vrasin mua dhe Mhill Fufin.”

Ora 13; 49 Grupi PS përjashton  Tom Doshin, deputeti: Rama ka tutor Ilir Metën. Jam në gjendje të krijoj parti të re

 

Ora 13: 20 Deputeti i Shkodrës Tom Doshi mbërrin në selinë e PS-së për të marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar e cila sot drejtohet nga vetë kryeministri Rama.

“Nuk jam i shqetësuar për vendimin e grupit” u ka thënë ai gazetarëve të mbledhur para selisë së PS-së, informon Klementina Cenkollari.

Tom Doshi mbërriti disa minuta më vonë nga ora 13:00 kur ishte planifikuar të niste mbledhja me dyer të mbyllura.

Ora 12:55 Rama ne seline PS. A ndihet i shantazhuar? Rama buzëqesh

Kkryeministri Edi Rama është parë të hyjë në selinë e partisë Socialiste duke refuzuar të komentojë lidhur me mbledhjen ndërsa pyetjes nëse ndihet i shantazhuar nga deklaratat e Tom Doshit, Rama ka buzëqeshur.

Ora 13:00 Deputeti Kokedhima: Nuk bëhet fjalë për prerje kokash”

Para se të hyjë në mbledhje ” Deputeti Koço Kokëdhima deklaroi se nuk bëhet fjalë për prerje kokash” informon gazetarja Klementina Cenkollari duke raportuar nga selia PS.

Ora 12:00 Tahiri takon Ruçin e deputetë PS ne kryesine e Kuvendit

Pak para se të nisë mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e planifikuar për në orën 13:00, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, Kryetari i Grupit Parlamentar Gramoz Ruçi dhe nënkryetari Taulant Balla janë parë bashkë në Kryesinë e Kuvendit.

Gazetarja e  e Ora News, Klementina Cenkollari informon se takimi ka zgjatur rreth 20 minuta. Gjithashtu ministri Tahiri ka pasur takime intensive edhe  me deputetë të tjerë socialistë.

Mbledhja, e cila prej disa ditësh është paralajmëruar se do të mblidhet sot do të jetë një nga më të rëndësishmet që kur e majta ka ardhur në pushtet, pasi do të vendoset për fatin e një deputeti brenda grupit parlamentar të PS.

Dy ditë më parë, Tahiri ka patur një takim edhe  me deputetin Tom Doshi, por nuk ka asnjë detaj për temat e diskutuara.